Haradinaj: Kryeministri jonë ka orientim anti-amerikan

Projekti i gazit ka përplasur edhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj deklaroi se projekti i gazit është refuzuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka orientim anti-amerikan.

“Pse u refuzua ky projekt është se kryeministri jonë ka orientim anti-amerikan, pastër. Nuk besoj që e keni krejt ju, edhe ju lutem nëse edhe ju po e vëreni që ky vendim na largon e i shkakton pasoja kryeministrit tuaj të dashur së pari, e qeverisë suaj, e pastaj na i nxjerrni ato 5, 4, 3, 2, 1 neve, kujtoni që ne kemi faj, se ne tu nejtë atje në qoshe po mundeshim t’i tregojmë gjithkujt çka me bë. Ju lutem e keni momentin më bë ndonjë ndryshim , kemi një rezolutë, diskutojeni bashkë, le të vendos diçka LVV në atë rezolutë, PDK, partitë tjera”, tha ai.

Atij i ka reaguar deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, e cila pyeti se a ka marrë para prej kompanive të gazit që po e shtyn me kaq vullnet dhe pasion përpara.


“Përderisa Biden po flet me largu gazin nga përdorimi e gjithë liderët evropian janë në të njëjtën linjë, të vetmet ata të cilët që janë duke e shtyrë shumë infrastrukturën e gazit me u instalu në vendet si Kosova dhe vendet tjera janë kompanitë e gazit. Pyetja ime është a ke marrë para prej kompanive të gazit që po e shtyn me kaq vullnet e me kaq pasion”, tha ai.

Deputetja Pacolli ka marrë përgjigje nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se Amerika strategjinë e ka kundër gazit rus.

“Është një gazsjellës në detin e veriut qysh e dini, Amerika është munduar me e pengu, evropianët janë duke e ndërtuar, është miliarda, Amerika strategjinë kundër gazit e udhëheqjes së gazit e ka për gazin rus edhe projekti jonë është në atë frymë. Nuk e di as kush e bënë, kur ka me e bë saktë operatori se nuk kanë dalë ato në ofertë për me vjedh prej tij, por fatkeqësisht ata që vjedhin mendojnë që krejt dynjaja vjedhin edhe qashtu shkon kjo punë”, tha ai.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i është përgjigjur edhe deputetit tjetër të LVV-së, Dimal Basha sa i përket shkollimit të tij.

“Ai kolegu më tregojë kur e kam kryer shkollën, e kam pasur një farë pune të vogël se e kisha krye edhe unë, veç u dashke me ju çliru njëherë do që nuk u lëkundeshin hiç”, tha ai.  

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Haradinaj: Kryeministri jonë ka orientim anti-amerikan Kurti: Frika për prishje të raporteve me SHBA janë të pavenda Krasniqi i drejtohet Kurtit: Bëje leximin e duhur ndaj mesazhit të qytetarëve, ritmi juaj i pamjaftueshëm Rizvanolli: Së pari bëhet strategjia për energjinë dhe pastaj merret vendimet për projektet specifike Tahiri-Kurtit: Të kanë refuzuar qytetarët, mos u zgërdhij ​Deputetja e LDK-së i drejtohet Kurtit: Nuk leni vend pa shkuar me xhipa të zi Haradinaj përplaset me Rizvanollin në Kuvend për projektin e gazsjellësit ​Përplasen Kusari-Lila dhe Haradinaj Kurti-Kadrijajt: Jemi kundër plaçkitjes që është bërë në emër të shpronësimit Vazhdojnë përplasjet e Haradinajt me deputetët e LVV-së: Ti qenke mos vet hiç Haradinaj-Qeverisë Kurti: Nuk e keni marrë besimin për ta kthyer Kosovën në pikën zero Rizvanolli: Trepça po rrezikohet nga ndërprerja e rrymës […]

Komentet janë të mbyllura.