Haradinaj: Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat

Haradinaj: Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar postimin e kryeministrit Kurti, duke i thënë se nuk është aty për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje.


Haradinaj ka shkruar në Facebook se lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë” e jo u rikthye në prodhim Blloku B.

“Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok. Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike:  Eh sikur ta kishim të renovuar Kosovën A…eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4… eh sikur…Po paska harru të thotë: eh sikur të mos e kisha bllokuar projektin “Kosova e Re”; eh sikur të mos e kisha refuzuar gazin amerikan. Po e shkuara është e shkuar. Ai nuk është aty për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje. Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo edhe

Video