Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haradinaj kritikon LVV-në për qasjen ndaj dialogut dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri

Haradinaj kritikon LVV-në për qasjen ndaj dialogut dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, për idenë që dialogu të vazhdojë me serbët lokal, si dhe vendimin për të marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se dialogu i brendshëm vetëm me përfaqësues minorë e pa ndonjë fuqi elektorale të serbëve nga pjesa qendrore e Kosovës, jo vetëm se mund të jetë selektiv, por edhe sinjal i keq për karakterin unitar të shtetit.

Ky është statusi i tij i plotë:

Kosova sot, prej fituesve të rinj të zgjedhjeve pret krijimin sa më shpejt të institucioneve dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Kushtetuta, duke përfshirë këtu dialogun e brendshëm dhe të jashtëm, që të vetmin përcaktim ka ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit të vendit e karakterit unitar të shtetit.


Dialogu i brendshëm vetëm me përfaqësues minorë e pa ndonjë fuqi elektorale të serbëve nga pjesa qendrore e Kosovës, jo vetëm se mund të jetë selektiv, por edhe sinjal i keq për karakterin unitar të Shtetit.

E konsideroj poashtu të parakohshme ngutjen për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe druaj se, në mos për vetë pjesëmarrësit në këto zgjedhje, të tjerët do ta shohin si një hile dhe mundësi për të rikthyer skenarë të vjetër për ndarje.

E pakta kjo mund të konsiderohet si një lloj pafuqie për t’u përballur me integrimin e patjetërsueshëm të veriut të vendit!

RH

Lexo edhe

Video

error: