Haradinaj: Kosova po përballet me një gjendje të pashpresë e cila kërkon urgjent zgjidhje

Haradinaj: Kosova po përballet me një gjendje të pashpresë e cila kërkon urgjent zgjidhje

Haradinaj: Kosova po përballet me një gjendje të pashpresë e cila kërkon urgjent zgjidhje

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ky subjekt është jashtëzakonisht i shqetësuar me gjendjen aktuale në Kosovë.


Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se zhvillimet politike ekonomike sociale në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë më të dëmshme për vendin se sa sot.

“Zhvillimet politike ekonomike sociale në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë më të dëmshme për vendin se sa sot. Çdo vendim i qeverisë është orientuar kundër interesave të qytetarëve e shembulli më eklatant i kësaj është penalizmi i rreth 20 mijë mësimdhënësve duke mos u dhënë pagat. Aleanca është e shqetësuar me këtë gjendje të pashpresë e cila kërkon zgjidhje urgjente. Në këtë frymë sot kishim një diskutim pune për dështimet e kësaj qeverie, dhe për zgjidhjet e duhura që të përfshihen në planin qeverisës të Aleancës, të cilin do ta diskutojmë nesër në Kryesinë e parties” ka shkruar Haradinaj.

Lexo edhe

Video