Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haradinaj: Kosova do të ecë drejt integrimit euroatlanik dhe bashkimit me Shqipërinë

Haradinaj: Kosova do të ecë drejt integrimit euroatlanik dhe bashkimit me Shqipërinë

Në ditëlindjen e 13-të të Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me strukturat e kësaj partie kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial ”Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Nga aty, Haradinaj u shpreh optimist se Kosova do të ec përpara në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantik dhe bashkimit me Shqipërinë.

“I bashkohem nderimit për të rënët për liri, nderimi bëhet edhe më i fuqishëm në ditë të nderuara. Pra në ditën e përvjetorit të 13-të ta pavarësisë së Kosovës, deri këtu Kosova ka pasur edhe sukseset e veta edhe sfidat e veta, jemi të bindur se Kosova e pavarur do ec në rrugën e vetë të zhvillimit, integrimit euroatlantike dhe të bashkimit me Shqipërinë”, tha Haradinaj.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se ditët e shënuara si kjo e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës e rikthen kujtesën tek ëndrra që kishte populli për liri.

Ai tha se duke nderuar të rënët për liri respektohet perspektiva e Kosovës.


“Në këto simbolika që i shënojmë na kujtohet e kaluara jonë na kujtohet ëndrra për liri së pari e për shtet së dyti dhe po ashtu duhet të nderojmë këtë vend ku janë heronjtë dhe dëshmorët e kombit ne e nderojmë të kaluarën tonë dhe njëkohësisht e respektojmë  perspektivën e shtetit tonë”, theksoi ai.

Këtë mëngjes kishte ardhur të bënte homazhe tek varri i djalit të tij dëshmorë Luan Nimanaj edhe Ganiu i cili thotë se nuk është keq në atë çka është punuar në Kosovë për këto 13 vite shtet por pret që të investohet më shumë në punësim.

“Nuk ka qenë keq edhe deri tani, por presim ditë më të mira….mendojmë që punësim më tepër është dashur, zhvillim të shtetit”, tha ai.

Të arriturat e Kosovës si shtet i pavarur i duken të mjaftueshme edhe Bellerin Nimanaj i cili sot kishte zgjedhur Gllogjanin për të festuar ditëlindjen e 13 të Kosovës.

“Është punuar aq sa se besoj që asnjë shtet kishte mundur me bë një zhvillim çfarë është bërë deri tani. Këtu e këndej t’i shohim fjalët dhe premtimet e dhëna….(Kosova) nuk ka ngecur askund por me zhvillimin e kohës vijnë gjërat e mira ne ku kemi qenë në vitet 98’ e sot ka shumë njerëz që nuk mendojnë ku kemi qenë por ku jemi mendoj që është një zhvillim tamon”, tha ky qytetar.

Lexo edhe

Video

error: