Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haradinaj: Koha për vendime të guximshme për vendin

Haradinaj: Koha për vendime të guximshme për vendin

Kandidati për president, njëherësh kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përmbyllur vizitën e sotme në Pejë me një takim me drejtuesit e OVL të UÇK-së në Dukagjin.

“Vizitën e sotme në Pejë, e përmbylla me takimin me drejtuesit e OVL të UÇK-së në Dukagjin, bashkëluftëtarë të mi në Z.O. të Dukagjinit gjatë Luftës Çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i ka falënderuar për punën në rindërtimin e vendit dhe angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës.

“I falënderova për punën e tyre në rindërtimin e vendit dhe angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës. Fola për rëndësinë e Kosovës në NATO dhe mundësisë së referendumit për bashkim me Shqipërinë, nëse vendi jonë mbetet i bllokuar edhe në vitet e ardhshme”, shtoi ai.

Haradinaj tha se lista e Aleancës për 14 shkurtin, përfshin edhe udhëheqës të luftës, luftëtarë e familjarë të Dëshmorëve.

Postimi i plotë:


Vizitën e sotme në Pejë, e përmbylla me takimin me drejtuesit e OVL të UÇK-së në Dukagjin, bashkëluftëtarë të mi në Z.O. të Dukagjinit gjatë Luftës Çlirimtare. 

I falënderova për punën e tyre në rindërtimin e vendit dhe angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës. Fola për rëndësinë e Kosovës në NATO dhe mundësisë së referendumit për bashkim me Shqipërinë, nëse vendi jonë mbetet i bllokuar edhe në vitet e ardhshme.

Lista e Aleancës për 14 shkurtin, përfshin edhe udhëheqës të luftës, luftëtarë e familjarë të Dëshmorëve, kuadro me bagazh të madh intelektual e kombëtar. Kjo listë do të jetë garantuese e zbatimit të kontratës tonë me qytetarët, Programit 2021 – 2025 dhe jam i nderuar që i prijë kësaj liste, si kandidat për President. 

Tani është koha për vendime të guximshme për vendin, ekonominë dhe sigurinë e tij. Koha për unitet e bashkim në tejkalimin e krizës dhe ecjen përpara. 

Na priftë e mbara!

#ForcaeKosovës

RH

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: