Haradinaj kërkon të dihet se a është Lista Serbe pozitë apo opozitë

Haradinaj kërkon të dihet se a është Lista Serbe pozitë apo opozitë

Deputeti i AKK-së Daut Haradinaj ka kërkuar që të dijë pozicionin e Listës Serbe, nëse është pozitë apo opozitë sa i përket ndarjes së komisioneve parlamentare.

Ai tha se në draft-propozimin e dërguar nga ana e Kryesisë së Kuvendit, ndarja proporcionale e deputetëve nëpër komisione nuk është as për së afërmi e saktë me numrin e deputetëve shumicë në opozitë.

Një përgjigje i ka dhënë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, e cila tha se me votimin e Qeverisë së Kosovës është sqaruar se kush është pushtet e kush opozitë.


“Kushtetuta kërkon që Komisioni për Kthim dhe Komunitete të udhëhiqet nga komunitetet pakicë dhe po ashtu sipas formulës për të cilën jemi dakorduar edhe një komision tjetër i takon komuniteteve jo shumicë, rrjedhimisht mbeten edhe 12 komisione të cilat sipas formulës së dakorduar ku LVV i merr një komisione, LDK tri komisione, PDK tri komisione, AAK dy dhe Nisma një. Sa i përket asaj se kush është pushtet kush është opozitë, besoj që votimi i Qeverisë së Kosovës e ka sqaruar këtë çështje, por kjo nuk lidhet me komisionet parlamentare”, tha ajo.

 

 

Lexo edhe

Video