Haradinaj kërkon sqarim nga Qeveria për aksionet e sotme në veri, thotë se mund të jenë kryer për efekte elektorale

Haradinaj kërkon sqarim nga Qeveria për aksionet e sotme në veri, thotë se mund të jenë kryer për efekte elektorale

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës dhe se  huliganët dhe banditët duhet të burgosën.


“Shteti duhet të jetë i pa kompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar”, shkruan Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se qeveria duhet të sqarojë nëse këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale.

“Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veç se qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve. Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale. Në mbështetje të Policisë së Kosovës”, shkruan Haradinaj.

Lexo edhe

Video

error: