Haradinaj kërkon që projekti i Kompleksit Adem Demaçi tek Rrethi i Flamurit të zbatohet sa më parë

Haradinaj kërkon që projekti i Kompleksit Adem Demaçi tek Rrethi i Flamurit të zbatohet sa më parë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj thotë projekti i Kompleksit Adem Demaçi tek Rrethi i Flamurit duhet të zbatohet sa më parë.

“Projekti i Kompleksit Adem Demaçi, tek Rrethi i Flamurit duhet të zbatohet sa më parë, në bashkëpunim të plotë me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe Qeverisë, projekt ky i nisur para disa viteve”, thotë Haradinaj.


Haradinaj sot vizitoi edhe këtë kompleks për çka nënvizon se ky kompleks shton madhështinë ë e hyrjes në kryeqytet.

“Ky kompleks e shton madhështinë e hyrjes në kryeqytet si dhe i bënë nderë sakrificës sonë me ikonën Adem Demaçi. Të gjitha procedurat janë të përfunduara nga Komuna dhe shoqata, nevojitet vetëm një dorë e fortë vendimmarrëse për finalizim të këtij projekti”, ka shkruar Haradinaj në “facebook”.

Lexo edhe

Video