Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haradinaj kërkon nga Qeveria Kurti miratimin e Ligjit për Paga

Haradinaj kërkon nga Qeveria Kurti miratimin e Ligjit për Paga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qeveria Kurti amendamentimin e Ligjit për Paga.

Përmes një konference për medie, Haradinaj tha se procedimi tutje i këtyre ndryshimeve në qeveri është i nevojshëm, pasi i kthehet dinjiteti mjekëve, policëve dhe gjithë zyrtarëve publikë.

“Kërkojmë prej qeveria, aq sa është e mundur ta rikthejë në procedurë në qeveri, ta amendamentin aty ku ka pas vërejtje, ta kthen në parlament për t’i dhënë përkrahje këtij ligji. Përmes tij i rikthejmë dinjitetin, jo vetëm mjekëve dhe policëve, por gjithë zyrtarëve publikë”, tha ai.

Mbështetje Qeverisë Kurti për këtë temë i premtoi shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, por i paraqiti disa nga kërkesat e tyre.


“Ajo që ne kërkojmë dhe sugjerojmë qeverisë është që të vazhdojë rregullimin e pagave të këtij ligji në një listë të koeficienteve të zbuluar, pra mos t’i mbyllim koeficienteve, për shkak se kjo do të ulte transparencën. E dyta, kërkojmë që në programin e tyre qeveritar, njëkohësisht planifikimit buxhetor të inkorporohet buxhetimi i këtij ligji. E treta, ato amendamenteve që sugjerohen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese janë relativisht të sakta, të inkorporohen në ligj dhe të vij në Kuvend. Me këto amendamenteve qeveria do të ketë mbështetjen e grupit parlamentar të AAK-së”, u shpreh ai.

Ndërsa, anëtari i kryesisë së AAK-së, Fatmir Gashi tha se miratimi i këtij projektligji nuk do të paraqiste problem në stabilitetin makro-fiskal.

“Ligji nuk kishte me pas asnjë problem në stabilitetin marko-fiskal, as në politikën fiskale dhe as në deficitin buxhetor nuk do të kishte pasur ndikim”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese vitin 2019 ka shfuqizuar Ligjin për pagat, pasi sipas tyre i njëjti në tërësinë e tij nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: