Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma
Lexohet për: 1 min.
1 Ramush Haradinaj 2022 (5 of 8)
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të synojë për së treti herë të bëhet kryeministër i Kosovës. Është koalicioni AAK-Nisma që me Haradinajn planifikon që t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo është konfirmuar për Klan Kosova nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili. “Në frontin e përbashkët që kemi krijuar bashkë me Nismën dhe partnerët e tjerë, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, jemi dakorduar që listës zgjedhore t’i prijë Ramush Haradinaj dhe njëherësh të jetë kandidat për kryeministër”, ka thënë ai. Pos Haradinajt, deri më tani kandidat i konfirmuar për kryeministër është Bedri Hamza nga PDK, kandidatura e të cilit u konfirmua të mërkurën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025