Haradinaj ka një propozim për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Haradinaj ka një propozim për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Ish-kryeministri, njëherit deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është deklaruar lidhur mbajtjen apo jo të zgjedhjeve presidenciale dhe paralmaentare të Serbisë edhe në Kosovë.


Ai tha se zgjidhja e gjithë kësaj është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke.

“Çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme, por ne duhet të shmangim trajtimin e çështjeve një nga një. Zgjidhja është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke që do t’i rregullojë këto çështje njëherë e përgjithmonë. Tejzgjatja e arritjes së marrëveshjes do të përkeqësojë angazhimin tonë për paqen në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.