Haradinaj: Implementimi i marrëveshjes së Ohrit hapë perspektivën e Kosovës drejt BE-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Tomas Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, me të cilin kanë diskutuar hapur për zhvillimet politike në vend, kjo edhe në frymën e obligimeve që duhet t'i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ka shprehur konsideratën e tij për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Po ashtu, pata kënaqësinë që të pranoj vlerësimin e Ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi. Implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024