Haradinaj ia përmend vallëzimin para Gadafit, Mimoza Kusari-Lilës

Haradinaj ia përmend vallëzimin para Gadafit, Mimoza Kusari-Lilës

Në seancën e sotme ku pritet të votohet mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti i iniciuar nga LDK, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se Kosova do të hyj në histori për shkak të mbledhjes së deputetit për mocion në kohë të koronavirusit.

Sipas saj kjo seancë është gjithçka tjetër përveç normales.

Kusari-Lila ajo tha se sot deputetët janë me maska, por kurrë më të zhveshur nga personaliteti I tyre nuk kanë qenë.


“Sot jemi me maska, por kurrë  më të zhveshur nuk e kemi pasur personalitetin para qytetarëve të Republikës të Kosovës që na kanë votuar secilit dhe ata e dinë pse na kanë votua.  Sot mundemi me u mbulua veç zëri me na u dëgjua, hiq mos me na u pa fytyra sot jemi lakuriq në atë çka sot njerëzit ballafaqohen me krizën më të madhe me pandemi botërore ne sot mblidhemi se kemi me rrëzua qeverinë. Qeveria e cila tregoi se janë në krye të detyrës e cila dha shembull që as vendet e Bashkimit Evropian nuk kanë dhënë….Assesi nuk keni mundur të shkurorëzoheni nga presidentit Thaçi, absolutisht në asnjë mënyrë dhe mua shumë po më intereson me ditë se si do sillen ata që kanë dal e kanë thënë se do I veshim çizmet e me mbrojtur kufirin  kur vjen marrëveshja e cila është e shtyrë dhe e negociuar prej presidentit Thaçi”, theksoi ajo.

Kundërpërgjigje ndaj fjalimit të deputetes Mimoza Kusari, pati shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i cili ia përmendi vallëzimin para Gadafit.

“Për patriotizëm ndal, shkollë iu mbajë krejtëve ,secili një nga një unë nuk i vallëzoi Gadafave edhe nuk kom kurrë nevojë me marr yrysh andej edhe nuk kam nevojë kërkujt me I tregua a jam pro amerikan apo pro Kosovë, jam I këtij vendi  me gjak e kam mbrojtur dhe e mbroj sa herë që ka nevojë çdo pëllëmbë. Jo me ligjerata fallco Kur do kushdo që është I gatshëm me e pa me e dëshmua bujrum këtu jam. Edhe Hashim Thaçi edhe Albin Kurti edhe tanë le ta dinë se sen nuk i kam dhënë çka jam I gatshëm me I dhënë këtij vendi”,tha Haradinaj.

Lexo edhe

error: