Haradinaj i del në mbrojtje policit që u suspendua veçse kritikoi shpenzimet e deputetëve

Haradinaj i del në mbrojtje policit që u suspendua veçse kritikoi shpenzimet e deputetëve

Daut Haradinaj i ka dalë në mbrojtje policit, Amir Hoxha i cili i suspendua pasi kritikoi shpenzimet e deputetëve për derivatet dhe që i njëjtit shprehi pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët.

Haradinaj ka thënë se veprimi për suspendimin e policit Hoxha është i nxituar, për çka u ka bërë thirrje edhe organeve kompetente që ta rishikojnë këtë vendim.

“Veprim i nxituar suspendimi i Amir Hoxhës, i cili edhe me ligj ka për detyrë hetimin e shpërdorimit të të mirave publike. Ftoj organet kompetente për rishikim të vendimit dhe rikthimin e Amirit në vendin e punës! Përkundrazi, ai duhet të njihet si Hero pasi që para pak ditësh arriti ta shpëtojë jetën e një qytetari”, ka shkruar Haradinaj.

Për suspendimin nga puna, ishte vet Hoxha që njoftoi nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Miq të nderuar:

Sapo mora njoftimin për suspendim të përkohshëm  timin në afat prej 3 ditësh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time për mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë .


Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam  kryer vepër penale apo  shkelje të rëndë disiplinore, e që me sa di unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës  “fjala e lirë apo shprehja e një pakënaqësie e cila është e bazuar në ligj” nuk paraqet vepër penale .

Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjalës sime me ndërgjegje dhe me përgjegjësi  të plotë prapa postimit tim në lidhje me diskriminimin e kundërligjshëm që po na bëhet në pagë, që për këtë edhe kam bërë padi në Gjykatën Themelore .

Deri sot të paktën kam besuar se jetoj në një vend demokratik, dhe se fjala e lirë mbrohet  dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm në regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj, që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veçanti dhe shoqërisë ne përgjithësi .

Mirëpo në këtë pikë paskna gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta që vet i përdor për ruajtjen e qenësisë së po atij pushteti .

Kërkesat e mija  të ligjshme  do t’i adresoj në të gjitha institucionet ligjore që mbrojnë të drejtat dhe liritë  themelore të njeriut duke i përfshi  gjykatat, ombuspersonin si dhe  organizatat që merren për mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore të njeriut .

Me respekt Zyrtari Policorë nën masën e suspendimit :

Amir Hoxha # 9799

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.