Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Në një postim në Facebook, ish-kryeministri Haradinaj akuzoi qeverinë për goditje të qëllimshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.
"Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme," shkroi Haradinaj.
Një nga çështjet e diskutuara këto ditë është ushqimi që i servohet pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pas kritikave që u ngritën për cilësinë e tij, si rezultat i skadimit të kontratës për furnizimin me ushqim.
Postimi i plotë:Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme.
Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare.