Haradinaj: Do t’ia kthejmë dinjitetin Kodrës së Trimave, Kolovicës dhe Bardhoshit me rrethinë

Haradinaj: Do t’ia kthejmë dinjitetin Kodrës së Trimave, Kolovicës dhe Bardhoshit me rrethinë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka falënderuar banorët e Kodrës së Trimave, Kolovicës dhe Bardhoshit me rrethinë, me të cilët zhvilloi një tubim për të shpalosur projektet e tij për zgjedhjet e 17 tetorit.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka thënë se së bashku do t’ia kthejnë dinjitetin Kodrës së Trimave, Kolovicës dhe Bardhoshit me rrethinë.

Ky është statusi i tij i plotë:

Duke i falënderuar qindra mbështetës nga Kodra e Trimave, Kolovica dhe Bardhoshi me rrethinë ju premtova se nuk do të mbesin më në harresë të pushtetit. Aty do të ketë shkolla, palestra sportive, Shtëpi të Kulturës. Do të ndërtohet parku tek pjesa e njohur si ‘Drenica 2’ ndërkaq do ta përkrahim Qendrën Olimpike – Sportive në Bërnicë.


Kodrës së Trimave dhe Bardhoshit duhet t’i kthehet Zona Industriale, këto pjesë të kryeqytetit nuk do të diskriminohen më.

Së bashku do t’ia kthejmë dinjitetin Kodrës së Trimave, Kolovicës dhe Bardhoshit me rrethinë.

#eparaPrishtina

#punamarë

Lexo edhe

Video

error: