Haradinaj: Do ta ndërtoj një treg të ri dhe do ta revitalizoj Tregun e Gjelbër në Prishtinë

Haradinaj: Do ta ndërtoj një treg të ri dhe do ta revitalizoj Tregun e Gjelbër në Prishtinë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, e ka në programin qeverisës ndërtimin e një tregu të ri në rrugën “Agim Ramadani”, ku aktualisht gjendet me objekt Agjencia Kosovare e Privatizimt, si dhe do të revilatizohen hapësirat ekzistuese të Tregut të Gjelbër në Prishtinë.

Haradinaj ka paraparë që dyqanet shërbye dhe zejtare që gjenden në rrethinë të këtij tregu, që janë në pronësi të Ndërmarrjes Banesore, të rinovohen me buxhetin e ndërmarrjes, me përkrahjen e plotë të komunës. Do të rinovohen kulmet, fasadat dhe vitrinat ekspozuese.


Ndërkaq, hapësira e përdorur deri tani për shitjen e produkteve të veshmbathjes do të rilokohet në kuadër të ndërtesës së re të Tregut të Prishtinës. Hapësirat e liruara në këtë treg, pastaj do të përdoren si hapësirë parkingu për Tregun e Prishtinës. Është paraparë edhe çmimi, ku ora e parë e parkimit do të jetë falas për konsumatorët dhe për furnizuesit e tregut.

Ky synim i Haradinajt, për ndërtimin e tregut të ri dhe revitalizimin e tregut ekzistues, është mirëpritur nga tregtarët por edhe nga banorët e kryeqytetit që i frekuentojnë tregjet për blerjen e produkteve të freskëta dhe cilësore.

Video

error: