Haradinaj: Diskutuam për gjetjen e zgjidhjeve në veri

Haradinaj: Diskutuam për gjetjen e zgjidhjeve në veri

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka dhënë detaje pas takimit me të dërguarin e posaçëm  Gabriel Escobar.


Zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, ka shkruar Haradinaj.

“Gjatë darkës në rezidencën e Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë’.

Lexo edhe

Video