Haradinaj: Deklarata e 2 korrikut i dërgoi botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi
Lexohet për: 2 min.
Ramush-Haradinaj-2022-Konferenca-AAK-2-of-9-4
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vite më pas nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aleatët perëndimorë të prirë nga Amerika.

Haradinaj ka thënë se në kohën e pushtimit të egër, ishin "Delegatët e Pavarësisë", që legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi.

"Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 i dërgoi botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Në kohën e pushtimit të egër, ishin "Delegatët e Pavarësisë", që legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se deklarata ishte një gur në themelet e lirisë.

"Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vite më pas nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe aleatët perëndimorë të prirë nga Amerika. Mirënjohës e falënderues për kontributin atdhetar në të gjitha periudhat historike", është shprehur Haradinaj./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025