Haradinaj: Bashkohuni edhe njëherë për Ardian Gjinin, për Gjakovën e fuqishme dhe të zhvilluar

Haradinaj: Bashkohuni edhe njëherë për Ardian Gjinin, për Gjakovën e fuqishme dhe të zhvilluar

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shkuar në Gjakovë për të mbështetur kandidatin e tyre për kryetar të kësaj komune, Ardian Gjini. Haradinaj thotë se të arriturat e Gjakovës kanë bërë krenar jo vetëm Kosovën por edhe të gjithë kombin.

Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së Gjinit në Gjakovë është bërë zhvillimi dhe se shumë projekte janë realizuar me sukses.


Gjini ka përgatitur edhe projekte të tjera për qeverisjen katër vjeçare. Për realizimin e këtyre, Haradinaj thotë se të votohet Gjini dhe asamblistët e kësaj partie.

“Gjakova ka kaluar në shumë periudha të vështira por është krenare me të gjitha të arriturat e veta. Gjakova e bën krenare jo vetëm Kosovës, por tërë  kombin. Ajo që na gëzon më së shumti sot është që në Gjakovë po vërehet zhvillimi, projekte të realizuara suksesshëm dhe një kulturë e re qeverisëse të cilën e përfaqëson në nivelin më të lartë qeverisës kryetari i juaj Aridan Gjini. Edhe për periudhën e ardhshme katër vjeçare janë përgatitur plane e projekte me rëndësi për jetën e juaj, dhe qytetin e juaj. Por poashtu që Gjakova të marrë fuqinë e vet jo vetëm në Gjakovë por në t gjithë vendin. e kam për nder t’ju ftoj që të bashkohemi edhe njëherë më 17 tetor  me numrin 121 të votojmë për kryetarin tonë Ardian Gjinin, për asamblistët tonë për Gjakovën e fuqishme dhe të zhvilluar ekonomikisht”, deklaroi Haradinaj.

Lexo edhe

Video

error: