Haradinaj: Bashkimi u prehtë në paqe

Haradinaj: Bashkimi u prehtë në paqe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjet Fino dhe kolegët e bashkëpunëtorët, për  ndarjen nga jeta të ish kryeministrit shqiptar Bashkim Fino.


Haradinaj ka shkruar në Facebook se ai mori detyrën në situatën më kritike që kishte shteti modern shqiptar dhe e kreu me nderë e atdhedashuri, deri në rikthimin e normalitetit.

“Me këtë rast ngushëlloj familjen Fino, kolegët e bashkëpunëtorët si dhe mbarë kombin shqiptar. Bashkimi, u prehtë në paqe”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video