Haradinaj- bashkëluftëtarëve: Kujdes në udhëtimet tuaja nëpër Serbi
Lexohet për: 2 min.
Ramush-Haradinaj-2022-Konferenca-AAK-2-of-9-4
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ftuar bashkëluftëtarët që të kenë kujdes gjatë udhëtimeve të tyre.

Haradinaj përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Serbia ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve të Kosovës.

"Serbia në kuadër të luftës speciale kundër vendit tonë, ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve të Kosovës që kanë qenë pjesë e çlirimit të vendit, kryesisht ish pjesëtarë të UÇK-së", ka thënë Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Të nderuar bashkëluftëtarë,

Serbia në kuadër të luftës speciale kundër vendit tonë, ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve të Kosovës që kanë qenë pjesë e çlirimit të vendit, kryesisht ish pjesëtarë të UÇK-së.

Fatkeqësisht, Serbia ka arritur t'i shtrijë tentakulat e saj edhe në disa vende të rajonit si dhe po i shfrytëzon përparësitë e veta si anëtare e Interpol dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, për ndjekje ligjore në vendet jashtë Kosovës. Një model i tillë ishte aplikuar me rastin e ndalimit tim në Francë dhe Slloveni.

Prandaj ju këshilloj që të bëni kujdes gjatë udhëtimeve tuaja.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025