Haradinaj apelon qytetarët: Mos e lini votën në shtëpi

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Pas votimit, duke thënë “mos e leni votën në shpi”, Haradinaj ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Haradinaj tha se qeverisja lokale ka një rëndësi të posaçme për jetën e qytetarëve.


Haradinaj: Mos e lini votën në shpi

Video

“Të gjithë shfrytëzoni të drejtën për të votuar, edhe unë votova. Qeverisja komunale është mjaftë e rëndësishme për jetën e juaj, për jetën e qytetarëve në të gjitha drejtimet. Ju ftoj, vendosni për veten, mos e leni votën në shpi”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: