Haradinaj adreson tri pyetje në drejtim të Kurtit

Haradinaj adreson tri pyetje në drejtim të Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon të kundërshtojë qasjen e kryeministrit Albin Kurtit karshi dialogut Kosovë-Serbi.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka adresuar tri pyetje në drejtim të Kurtit, duke e quajtur edhe mashtrues.

Ky është statusi i tij i plotë:

Kryeministër, ndale mashtrimin me dialog!

Tri pyetje kërkojnë përgjigje nga ju e që kanë të bëjnë me Asociacionin.


E para: a jeni kundër Asociacionit, apo jeni kundër Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës?

Pyetja e dytë: A keni propozuar Asociacion gjeografik, çka nënkupton ai dhe a është në bazë të Kushtetutës së Kosovës?

Dhe pyetja e tretë: nëse keni propozuar Asociacion gjeografik, atëherë na trego pse ky Asociacion është më i mirë sesa Asociacioni në bazë të Kushtetutës së Kosovës të cilin e përkrah edhe Amerika edhe BE-ja?

Jepi përgjigjet e sakta, ndale mashtrimin!

RH

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: