Hapja e Odës Nordike të Tregtisë shihet si mundësi për investime në Kosovë
Biznes
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova është një pretedent i madh për t’u konsideruar si destinacion i ardhshëm i investimeve të rajonit nordik, tha sot kryeministri Albin Kurti në hapjen e Odës Nordike të Tregtisë në Kosovë. Sipas tij, kjo e fundit do të shërbejë si një katalizator për përparimin e platformës që nxit bashkëpunimin, inovacionin dhe sipërmarrjen mes vendeve nordike dhe Kosovës. Hapjen e kësaj ode e mirëpritën edhe tre ambasadorët e vendeve nordike, ai suedez, finlandez dhe norvegjez, të cilët potencuan nevojën për një potencial të ri të bashkëpunimit ekonomik mes tri vendeve dhe Kosovës. Ndërkaq, kryetarja e Odës Nordike të Tregtisë në Kosovë u shpreh e bindur se kjo nismë do të ndihmojë në rritjen ekonomike të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se rritja ekonomike dhe reformat e ndërmarra në Kosovë do të lehtësojnë investimet e rajonit nordik në Kosovë.

Ndërsa, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund tha se hapja e kësaj ode është një mundësi e mirë për Kosovën edhe për rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/hapet-oda-nordike-e-tregtise-kurti-ure-lidhese-per-investime-ne-kosove/

Hapjen e kësaj ode e mirëpriti edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024