Hapet “Runis Home Outlet”, sjellë kualitetet e çmime të volitshme

Runis Home Outlet ka hapur sot dyert për konsumatorët e saj në Fushë Kosovë, duke sjellë produkte shtëpiake me cilësi të lartë Made in Germany.

Në Runis Home Outlet mund të gjeni peshqir, jorgan, jastëk, tepih, dekor dhe pajisje shtëpiake me çmime tejet të volitshme.

Drejtori gjeneral i “Runis Home Outlet”, Edon Fishekqiu, tha se ofrojnë shërbime tejet cilësore për konsumtarotët dhe atë për një çmim të lirë.


“Runis është një koncept gjerman, i cili u jep tri shërbime klientëve të vet. Iu jep mundësinë për të blerë me shumicë, iu jep mundësinë për të prodhuar këtu tek Runis dhe gjithashtu u jep mundësi për të blerë produkte gjermane outlet nëpërmjet dyqanit apo online. Për momentin ne kemi  jorgan, jastëk, mbulesa të divanit të kualitetit të lartë, po janë me sistem outlet, janë kualitet i lartë po me çmime të lira”, tha ai.

Ai tregoi se me rastin e hapjes kanë sjellë për të gjithë konsumatorët e vet edhe ofertën me zbritje në produkte të ndryshme, duke filluar nga data 17 dhjetor e deri më 31 dhjetor.

“Për momentin ne funksionojmë në Kosovë përafërsisht tri vite, e kemi pasur një dyqan më të vogël, mund të them 1/3 e dyqanit të sotëm. Kemi funksionuar shumë mirë dhe kemi pasur shumë presion prej klientëve të dalim në një pikë më të përshtatshme, ku munden me ardhë klientët prej Prishtinës, gjithashtu edhe prej mbarë Kosovës. Për atë kemi bërë hulumtim gati një vit ku mund të hapim pikën tonë që të jetë vend më i përshtatshëm për klientët si objekt, si mundësi parkingu, si mundësi koncepti ku mund të blejnë me çmime të lira”, tha ai.

Me rastin e hapjes se pikës, Runis Home do të ofroi zbritje deri në 70 përqind.

Lexo edhe

Video