Hapet pika e re Al-Trade Market në Veternik

Hapet pika e re Al-Trade Market në Veternik

Në kompleksin Linda premium residence në Veternik të Prishtinës, është hapur pika e re e Al Trade Market.

Me këtë rast, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se zgjerimi i kompanisë “Al Trade”, nënkupton një rritje të saj dhe që kjo kompani po hap vende të reja të punës në vazhdimësi.

“Kompanitë përkundër të gjitha sfidave në këtë kohë krize nuk janë ndalur në asnjë moment. Përveç kësaj, kjo kompani “Al Trade”, po hap edhe vende të reja pune siç është rasti i sotëm”, theksoi Rukiqi.


Ndërsa, drejtori gjeneral i “Al Trade Center”,Sokol Gashani theksoi se klientët kanë qenë dhe janë një ushtri e jona për zgjerimin e kompanisë.

Kjo familje llogaritet t’i ketë mbi 1 mijë punëtorë dhe 100 mijë konsumatorë.

Al Trade Market po vazhdon t’iu qëndrojë besnik klientëve, banorë të kryeqytetit me një dyqan që përmban produkte cilësore me  një shumëllojshmëri të produkteve e po ashtu me çmime të përballueshme për ata.

Befasitë në këtë ditë nuk ndalen pasi për nder të hapjes së pikës së re, Al Trade Market ka përgatitur oferta të reja të cilat vlejnë për të gjitha pikat e Al Trade Market.

Lexo edhe

Video

error: