Hapet periudha e aplikimit për grante në bujqësi dhe zhvillim rural

Hapet periudha e aplikimit për grante në bujqësi dhe zhvillim rural

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2022, ku investimet përmes këtij programi kapin vlerën prej  26,331,798.00 euro. Përmes këtij programi do të përkrahen projektet investive të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë territorin e Kosovës.

Thirrjet për aplikim janë hapur për Masën 1 “Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”, Masën 3 ”Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”, Masën 7 “Diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve”, si dhe për Masën 5 “Përgatitja – zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER”.


Periudha e aplikimit për masat e shpallura do të jetë e hapur deri më 08 Gusht 2022, në orën 16.00.

Të gjithë të interesuarit, aplikimin mund ta bëjnë përmes ueb –modulit online në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë , www.azhb-ks.net në linkun “Aplikimi online për PZhR”: https://azhb-aplikimet.rks-gov.net. Aplikuesit në ueb – modul  do të mund të regjistrojnë projektin, si dhe duhet të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim  në PDF.

Ndërkaq, gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit,  kriteret e provueshmërisë, kriteret e vlerësimit, fushat e investimit, mund t’i marrin në detaje në uebfaqen e MBPZhR-së www.mbpzhr-ks.net, si dhe në uebfaqen e AZhB-së www.azhb-ks.net, thuhet nw njoftimin e  MBPZhRural-së.

Lexo edhe

Video