Hapet për qarkullim Rruga e Arbërit

Hapet për qarkullim Rruga e Arbërit

Tanimë edhe zyrtarisht është hapur Rruga e Arbrit, e cila konsiderohet si një zhvillim i rëndësishëm infrastrukturor me një gjatësi rreth 74 km që po një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një video nga ceremonia e hapjes së Rruga e Arbërit, ku ka shkruar se provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit.

“Për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”, ka shkruar ai.

Kryeqyteti tashmë do të lidhet më shpejt me zonën verilindore dhe qarkun e Dibrës përmes aksit prej 70 kilometrash, që përbëhet nga 6 tunele dhe 4 ura.


Aktualisht punimet për përfundimin e rrugës janë fokusuar në tunelin e Murrizit.

Mbi 80% e këtij aksi rrugor është i kalueshëm, por menaxheri i projektit për ndërtimin e saj, bëri apel për drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes me shpejtësinë.

Rruga përfundon në Blladë, në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Lexo edhe

Video

error: