Hapet panairi pranveror i librit në Sofje
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Është hapur panairi pranveror i librit në Sofje i cili po mbahet së bashku me Festivalin Ndërkombëtar Letrar për Fëmijë dhe të Rinj.

Në program janë parashikuar 80 ngjarje letrare, mes tyre premiera dhe takime me autorë, përkthyes dhe ilustrues të mbi 40 veprave të reja, thanë organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit.

144 shtëpi botuese, po marrin pjesë në edicionin e 16-të të Panairit Pranveror të Librit i cili do mbahet deri më 4 qershor.

Stendat e tyre janë rregulluar në hapësirën përpara Qendrës së Konventave ‘NDK’ në qendër të Sofjes.

Program paralel do të ketë në librari, klube letrare dhe vende të tjera të kryeqytetit. Dy forumet janë pjesë e Kalendarit Kulturor të Komunës së Sofjes për vitin 2023 dhe zbatohen me mbështetjen e Fondit Kombëtar të Kulturës./BTA/KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024