Hapet muzeu kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
467355080_966858538823638_8537042483512358336_n
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Janë hapur dyert e Muzeut të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në hapësirën me dhoma të vogla rrëfehen përmes artit kujtimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit të Kosovës.

Autorja e muzeut "Çast", Eliza Hoxha tha se të mbijetuarat e dhunës seksuale kanë përjetuar ndjenja të përjashtimit dhe stigmatizimit.

"Pse moment? Jeta jonë është një grumbull i momenteve, mund të jenë të ëmbla dhe më pak të ëmbla. Ka qenë një moment që këtyre të mbijetuarve u ka ndryshuar jetën, por ka qenë shumë momente që ua kemi rënduar jetën në paqe, nuk ua kemi njohur dhimbjen", tha ajo.

Ky muze i vogël, siç e quajti ajo, fton të gjithë që të mendohet dhe nxiten ato.

Ideatorja e këtij muzeu dhe themeluesja e Fondacionit Jahjaga, Atifete Jahjaga, u shpreh se rëndësia e këtij muzeu shkon përtej përkujtimit.

"Muzeu që inaugurojmë sot është dëshmi e vuajtjes së atyre që për një kohë të gjatë janë lënë në harresë. Është një amanet të cilin ua lejmë brezave. Zemra më dhëmb kur mendoj që rrëfimet e viktimave kanë mbetur në muret e tyre. Kur mendoj për ata dhe ato që kanë marrë me veti në varr pa parë dritë. Rëndësia e këtij muzeu shkon përtej përkujtimit", tha ish-presidentja Jahjaga.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025