Hapet konkurs për pranimin e ushtarëve të rinj në FSK

Hapet konkurs për pranimin e  ushtarëve të rinj në FSK

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka shpall konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj-ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Nga ministria kanë njoftuar se konkursi do të jetë i hapur nga 10 deri më 21 gusht.


Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 – 23 vjet.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Lexo edhe

Video

error: