Hapet “Java Evropiane e Futbollit” në Kosovë
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të politikës së gjithëpërfshirjes në sport, organizata “Olimpiada Speciale” në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe me mbështetje të Ministrisë së Sportit, ka hapur sot Javën Evropiane të Futbollit, e cila ndër qëllimet e veta ka nxitjen dhe promovimin e futbollit edhe tek fëmijët me aftësi të kufizuara.

Gjatë një jave, “Olimpiada speciale” do t’ua mundësojë fëmijëve që të realizojnë aktivitete të shumta rekreative, futboll e socializim mes fëmijëve, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përcjellë KoosvaPress.

Në hapje që nisi në stadiumin e KF Rilindja në Prishtinë, mori pjesë edhe zëvendësministrja Daulina Osmani, e cila u shpreh që MKRS gjithmonë ka në prioritet aktivitete të kësaj natyre që kanë për qëllim promovimin e sportit në përgjithësi, e veçanërisht të futbollit tek gjeneratat e reja pa përjashtim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024