Hapet Hobi store 2 në Veternik, ofron një gamë të gjerë të pajisjeve shtëpiake

Hapet Hobi store 2 në Veternik, ofron një gamë të gjerë të pajisjeve shtëpiake

Kompania Hobi store ka hapur të premten edhe një pikë të re të shitjes në Verenik të Prishtinës. Kjo kompani ofron një gamë të gjerë të produkteve, pajisje shtëpiake, kopsht, vegla pune, materiale meremetuese, materiale elektrike, ndriçim, ujësjellës, sanitari, ngrohje e të tjera.

Visar Prenku, pronar i biznesit Hobi store, ka thënë ideja e krijimit të këtij biznesi është si nevojë e produkteve të reja në treg për klientët.

“ideja e krijimit të këtij biznesi është duke parë nevojë në treg për risi dhe produkte të diferencuara, realisht ne operojmë në treg si shitës për kategori të ndryshme blerëse, duke filluar blerësit ndërtues që kanë punë për instalime të mëdha, për rrymë, ujë, nxemje dhe produkte të tjera. Po ashtu edhe për blerës familjar për produkte shtëpiake, vegla shtëpiake, produkte të kopshtit, produkte familjare e gjëra të tjera”, theksoi Prenku.


Prenku ka thënë se me përvojën e tyre 12 vjeçare janë profesional për prezantimin e produkteve për klientët e Hobi store. Ai theksoi se Hobi store operon edhe në lagjen Arbëria në Prishtinë gati qe dy vjet.

“Në këtë biznes, ne kemi përvojë mbi 12 vjeçare, jo vetëm unë si pronar, por edhe partner të tjerë dhe të gjithë stafi jemi të trajnuar në mënyrë profesionale në aspektin e prezantimit të produkteve, ofrimit të produkteve, ofrimit të zgjidhjes më të mirë për klientët tanë. Ne kemi edhe një pikë tjetër të shitjes, e cila është po ashtu në Prishtinë, në Arbëri. Kjo është pika e dytë”, tha ai.

Ai tha se në pikë të re të shitjes që është hapur sot, janë punësuar 12 punëtorë të rinj.

Video