Hapet ekspozita “Shkëndijë shprese në marsin e përgjakur” në Deçan

“Shkëndijë shprese në marsin e përgjakur” titullohet ekspozita në shënim të përvjetorit të 24 marsit të viteve ’98 dhe ’99 në hollin e Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla”, në Deçan.

Me dhjetëra fotografi kanë zënë vend në këtë pjesë, të cilat janë realizuar së fundmi.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se që nga mëngjesi kanë filluar me aktivitete për shënimin e 24 marsit të vitit ’98 dhe ’99.


“Tani po i përfundojmë aktivitetet e ditës së sotme në nderim të 24 marsit me një pjesë të fotografive, ekspozitë e quajtur “Shkëndijë shprese në marsin e përgjakur”. Një titull tejet domethënës”, tha ai.

Ekspozita është e hapur deri nesër në orën 18:00. Fotografitë janë të realizuara nga Jetmir Tahiraj dhe Veton Shala.

Ndryshe, nesër mbushen 23 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan e njohur si Epopeja e Dukagjinit. Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Lexo edhe

Video

error: