Hapet ekspozita për nder të 40-vjetorit të demonstratave të vitit 1981

Me rastin e 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981 është hapur ekspozita “Vullkani i Republikës” nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës. Në ekspozitë janë të dokumentuara fotografi, shënime të ndryshme rreth proceseve gjyqësore dhe aktgjykime.

Kryeshefi i Arkivave, Bedri Zymberaj tha se kjo datë paraqet fillimin e epokës që u finalizua me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Kjo datë paraqet pikënisjen e asaj që më vonë erdh dhe u shndërrua në një vullkan. Këtu është karteri apo epiqendra e vullkanit që pastaj mori edhe epitetet të ndryshme duke e quajtur ‘Pranvera shqiptare ‘81’. Ne për ta kujtuar këtë ngjarje, 11 marsin, kemi dhënë ekspozitën ‘Vullkani i Republikës’ sepse kjo datë shënon fillimin e një epoke që u finalizua me çlirimin e Kosovës dhe për të vazhduar më vonë, pas çlirimit në vitin 1999 më 17 Shkurt për ta shpallur pavarësinë si shtet i pavarur”, tha ai.


Këto të dhëna që u paraqiten në ekspozitë, Zymberaj tha se gjenden edhe në thesarin e Arkivit të Kosovës.

“Të gjitha këto që gjenden janë në thesarin e arkivit të Kosovës. Këto janë të dokumentuara me fotografi, shënime të ndryshme, procese gjyqësore dhe aktgjykime. Ne kemi përzgjedh më përfaqësuesit të asaj periudhe që të shënojnë këtë aktivitet”, u shpreh ai.

40 vjetori i demonstratave të vitit 1981 gjatë ditës u shënuan me një sërë aktivitetesh.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] ​Demonstratat e ‘81-shit, bazë e shtetit të Kosovës Kurti kujton demonstratat e ‘81-shit: Nuk kërkohej thjesht liria, por edhe barazia kushtetuese Haradinaj: Më 11 mars 1981 u pagëzua Republika e Kosovës 40 vjet nga demonstratat e ‘81-shit, Januzaj: Shpërthim kundër shtypjes ​Demonstratat e vitit 1981 – parathënie e krijimit të identitetit të republikës në kuadër të ish-federatës jugosllave Hapet ekspozita për nder të 40-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 […]

Komentet janë të mbyllura.

error: