Hapet dega e Postës së Kosovës në veri, serbët me aksion simbolik
Lexohet për: 1 min.
veriu-290824
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Të enjten ka nisur punën dega e Postës së Kosovës në Mitrovicë të Veriut. Të pranishëm në hapjen e kësaj dege ishin edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Në vendin e ngjarjes kishte edhe forca të Policisë së Kosovës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të marrin shërbime.

Ndërsa, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se ekzekutivi do të vazhdojë me aktivitete të tilla për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve.

Një grup i subjektit politik Demokracia Serbe e kundërshtuan hapjen, duke e përcjellë gjithë procesin me fishkëllima. Hapja e degës së Postës së Kosovës vjen pas mbylljes së nëntë degëve ilegale të Postës së Serbisë, të cilat vepronin brenda territorit të Kosovës pa licencë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024