Hapet ATC Kids - një tjetër sukses i AL TRADE
Lexohet për: 2 min.
1
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në 25-vjetorin e themelimit të njërës nga kompanitë më të fuqishme në Kosovë AL TRADE, është hapur edhe një sektor i veçantë ATC Kids, një kënd i lojërave për fëmijët në Fushë Kosovë.

Në hapjen e ATC kids, surprizat për fëmijët nuk munguan. Pronari i kësaj korporate, Sokol Gashani është shprehur se njëra prej sukseseve më të mëdha është edhe hapja e këtij këndi të lojërave, një investim i rëndësishëm për rininë dhe të ardhmen e tyre.

“Gjatë rrugëtimeve tona si firmë, para 25 viteve kemi kaluar nëpër sfida të ndryshme dhe kemi korrë suksese, por po më duket se njëri prej sukseseve më të mira dhe ia ka vlejtur më së shumti, që i ka ardhur radha me investuar për rininë tonë. Janë e ardhmja jonë dhe e shtetit tonë. Sukseset tona dhe prania juaj, për ne janë disa gurë me të cilët ne kemi ndërtuar disa mure të larta falë bashkëpunimit me gjithë juve që jeni këtu. Pa ju nuk është asgjë kjo botë, me ju është e gjithë bota”, është shprehur Gashani.

Kompania Al Trade u themelua në vitin 1999, nga vëllezërit e familjes Gashani nga Drenasi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025