Hapet Ambulanca Veterinare Shkollore në Ferizaj

Hapet Ambulanca Veterinare Shkollore në Ferizaj

Dhjetëra mësimdhënës, nxënës e personel i shkollës së agrobiznesit “Zenel Hajdini” ishin mbledhur për inaugurimin e një projekti të veçantë, të parin e këtij lloji në nivelin e mesëm arsimor në Republikën e Kosovës – atë të Ambulancës Veterinare Shkollore.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, që bashkë me drejtorët komunalë, shikoi hapësirat e mirë furnizuara me materiale të nevojshme për zbatimin praktik të dijeve nga lëmia e kujdesit e shëndetit të kafshëve.


Ky investim i Komunës së Ferizajt që mori një kosto jo shumë të lartë paraqet vizionin e sendërtimit të dijeve shkollore në praktikë pune për nxënësit e shkollës së agrobiznesit.

Falënderues e mirënjohës për këtë investim në institucionin që drejtojnë ishin edhe drejtori i këtij institucioni shkollor, për çka rezervuan mirënjohjen për kreun e Komunës për jetësimin e këtij projekti.

Lexo edhe

error: