Hapet afati për transferimin e lojtarëve në volejbollin e Kosovës

Hapet afati për transferimin e lojtarëve në volejbollin e Kosovës

Federata e Volejbollit të Kosovës ka bërë të ditur dhe ka njoftuar klubet se që nga data 15 janar është edhe zyrtarisht i hapur afati për transferimin e lojtarëve.

Ky afat do të jetë i hapur deri më datën 31 janar në orën 18:00, ka bërë të ditur më tutje FVK, përcjellë KosovaPress.

Ky është njoftimi i plotë i lëshuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës:


Nga data 15 janar, është hapur afati kalimtar i janarit në volejbollin e Kosovës.

Kjo periudhë është mundësi e mirë për angazhim te ndonjë ekip i ri për vollejbollistët/et që nuk kanë qenë të angazhuar/a me ndonjë klub gjatë stinorit vjeshtor.

Afati është i hapur edhe për transferimin e volejbollistëve të huaj në dy gjinitë, përmes sistemit elektronik për transfere, ‘VIS’.

Klubet kanë kohë të bëjnë lëvizje deri më datën 31 janar në orën 18:00, kur mbyllet zyrtarisht afati kalimtar, sipas rregullores së kalimit të lojtarë(e)ve.

Lexo edhe

Video