Hapen qendrat e votimit në disa pjesë të SHBA-së

Hapen qendrat e votimit në disa pjesë të SHBA-së

Qendrat e votimit në të ashtuquajturat zgjedhjet afatmesme, në të cilat amerikanët sot zgjedhin përfaqësues të rinj për Kongresin, guvernatorët dhe përfaqësuesit e qeverive lokale, janë të hapura në disa pjesë të SHBA.

Gjatë periudhës së parakohshme të votimit, më shumë se 40 milionë qytetarë shprehën vullnetin e tyre, raporton Guardian.


Amerikanët zgjedhin 435 përfaqësues në dhomën e ulët të Kongresit – Dhomën e Përfaqësuesve, 35 përfaqësues nga 100 në dhomën e sipërme – Senatin, si dhe 36 guvernatorët e shtetit, së bashku me zyrtarë të tjerë lokalë.

Republikanët kanë nevojë për pesë vende për të fituar një shumicë në Dhomë dhe vetëm një më shumë për të marrë kontrollin e Senatit.

Këto zgjedhje afatmesme, të quajtura kështu sepse “bien” në gjysmë të mandatit presidencial, do të jenë gjithashtu një referendum i vërtetë për administratën aktuale të presidentit Joe Biden, e cila po përballet me sfida të shumta në një kohë të polarizimit të madh të shoqërisë amerikane.

Lexo edhe

Video