Hani Elezit me më së paku raste aktive me COVID-19

Hani Elezit me më së paku raste aktive me COVID-19

Hani i Elezit është komuna me më së paku raste aktive me COVID-19. Në këtë komunë aktualisht janë vetëm 21 raste aktive. Kurse, më së shumti raste aktive me COVID-19, është komuna e Prishtinës, me gjithsejtë 1091.

Komuna e dytë me më së shumti raste aktive është ajo e Prizrenit me 432 .Ndërsa, Fushë Kosova është e treta për nga numri më i madh i rasteve me COVID me gjithsej 322 raste.


Kurse në total në nivel vendi numri i rasteve aktive është 5.371.

Përndryshe, komunat të cilat drejtohen nga serbët, ende po vazhdojnë të mos japin raportet ditore me të infektuar.

Lexo edhe

Video