Hamza: VV-LDK e kanë rrëzuar vetën dhe i kanë bërë dëme vendit

Hamza: VV-LDK e kanë rrëzuar vetën dhe i kanë bërë dëme vendit

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar Qeveria është vonuar dhe e ka bërë një fond që nuk është i mjaftueshëm për përkrahjen e bizneseve dhe kategorive tjera sociale.

Sipas tij, nëse vonohen as 600 milionë euro nuk do të kryejnë punë për menaxhimin e situatës dhe përkrahjen e bizneseve dhe kategorive tjera sociale.

Ai tha se janë rreth 80 mijë të punësuar dhe propozimi i PDK-së për sektorin privat të jenë në nivel prej 300 eurove.

“Përkrahja e bizneseve, propozimi i jonë është që të jetë një fond prej 40 milionë euro”, tha ai, duke shtuar se të gjithë të punësuarit që janë në linjën e parë, konkretisht mjeket dhe infermierët t’i jepet si pagesë shtesë nga 500 euro dhe pjesës tjetër që është në linjën e parë një shtesë prej 300 eurove për gjatë tre muajve të ardhshëm.

Hamza në televizionin T7, foli edhe për përkrahjen e komunave, ku tha se shuma e propoziuar për mbështetjen e komunave është mbi 21 milionë euro.


Sipas tij, pas mbledhjes së nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme, kanë dorëzuar kërkesën në Kuvend që ajo të mbahet më 14 prill, në orën 11:00, ku do të propozojnë një pako mbështetëse prej 320 milionë eurove për bizneset dhe kategoritë tjera.

 

 

 

 

 

Lexo edhe

error: