Hamza: Qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe rezultatin ta presin me qetësi

Hamza: Qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe rezultatin ta presin me qetësi

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për kryetar të komunës dhe Kuvend Komunal.

 Ai, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij, ka votuar sot rreth orës 10:00 në qendrën e votimit në shkollën fillore “Çajupi” në Mitrovicë.


Pas votimit, Hamza ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, dhe në mbrëmje rezultatin ta presin me qetësi dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Të votojmë në mënyrë të qetë, të dinjitetshme, siç dinë qytetarët e Mitrovicës, dhe në mbrëmje ta presim me qetësi, në mënyrën më të mirë të mundshme rezultatin e votimeve”, ka thënë Hamza. /A.Damati/

Lexo edhe

Video