Hamza kujton demonstratën e ‘81-ës: Studentët dolën në rrugë pa frikë, hapën rrugën drejt së ardhmes
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza kujton demonstratën e ‘81-ës: Studentët dolën në rrugë pa frikë, hapën rrugën drejt së ardhmes
Foto Arkiv
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka përkujtuar protestat e studentëve të marsit të vitit 1981, duke i cilësuar ato si një moment të rëndësishëm në historinë e Kosovës.
Hamza theksoi se në mars të vitit 1981 studentët u ngritën në emër të popullit të Kosovës, duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet.
Sipas tij, historia e Kosovës është shkruar edhe nga guximi i studentëve që dolën në rrugë pa frikë për të sfiduar padrejtësinë dhe për të hapur rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë.
“Në marsin e vitit 1981, studentët u ngritën në emër të popullit tonë, duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet. Historia e Kosovës është shkruar edhe nga ata hapa të guximshëm të tyre, që dolën në rrugë pa frikë, duke sfiduar padrejtësinë dhe hapur rrugën drejt së ardhmes. Nderim për të gjithë pjesëmarrësit në protestat e vitit 1981 në Kosovë”, ka shkruar Hamza.
Sot bëhen 45 vjet nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.
Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit, shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.