Hamilton nis aventurën me Ferrarin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Hamilton
2 orë më parë
Linku u kopjua

Shtatë herë kampioni i botës, Leëis Hamilton, piloti më i suksesshëm i të gjitha kohërave në Formula 1, mbërriti për ditën e tij të parë në Ferrari të hënën dhe tha se ishte një ëndërr e realizuar për të garuar për ekipin italian.

Pothuajse një vit që kur Hamilton njoftoi vendimin e tij tronditës për t'u larguar nga Mercedes, ku fitoi gjashtë nga shtatë kampionatet e tij botërore në Formula 1, për Ferrarin, britaniku është në selinë e ekipit në Maranello për ditën e tij të parë zyrtare.

"Ka disa ditë që ju e dini se do t'i mbani mend përgjithmonë dhe sot, e para si shofer i Ferrarit, është një nga ato ditë," shkroi Hamilton në Instagram, përcjellë KosovaPress.

"Kam qenë mjaft me fat që kam arritur gjëra në karrierën time që nuk i kam menduar kurrë të mundshme, por një pjesë e imja gjithmonë e ka mbajtur atë ëndërr për të garuar me të kuqe. Nuk mund të isha më i lumtur ta realizoja atë ëndërr sot."

Dita e parë e Hamilton përfshinte një montim sediljeje të ndjekur nga simulatori, por për shkak të kushteve të motit ai nuk ka gjasa të ketë një dalje të parë në pistën e provës Fiorano deri të mërkurën, ndërsa testimi zyrtar fillon në Bahrein më 26-28 shkurt.

Britaniku pati sezonin e tij më të keq në Formula 1 vitin e kaluar, për sa i përket pozitës së kampionatit, duke përfunduar i shtati në përgjithësi, por fitoi dy gara pas dy sezonesh pa fitore. Fitorja e fundit e Hamiltonit në kampionat erdhi në vitin 2020.

Hamilton do të jetë partneri i Charles Leclerc te Ferrari, të cilët janë pa titull piloti që nga viti 2007, duke zënë vendin e spanjollit Carlos Sainz që i është bashkuar Ëilliams dhe sezoni 2025 fillon me GP Australian nga 14-16 Mars.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025