Haliti: Kryeministri Kurti është në pushim, tregoni drejtë qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se kryeministri i vendit ka të drejtë të shkojë në pushime, mirëpo duhet t’iu tregohet drejtë qytetarëve, e jo të thuhet se është në seminare.


Haliti në seancën e sotme të Kuvendit, bëri të ditur se kreu qeveritar tashmë gjenden në Nice të Francës për festivalin e filmit të Kanës. 

“Unë mendoj që kryeministri ka të drejtë me pushu, ka të drejtë me pushu edhe presidenti dhe ne deputetët. Por kryeministri është i obliguar që zyrtarisht ta merr pushimin ta deklarojë pushimin dhe ta dinë qytetarët e Kosovës që kryeministri është në pushim. Seminari, apo konferenca që ka qenë në Athinë ka qenë vetëm 1 ditë, ndërsa ne po flasim për kryeministrin që është në Athinë. Realisht Kurti ka fluturuar dje më 15-07 në Nice të Francës dhe është vendosur në Kanë në Hotel. Dmth ka mbërri në Nice në orën 19:35, s’ka shkuar zyrtarisht, por ka shkuar në festivalin e filmit në Kanë. Pse nuk ka shkuar ministri i Kulturës, por kryeministri, ai duhet ta sqarojë”, tha ai.

Lexo edhe

Video