Hakimi ia siguron Marokut 1/8-tën e finales në Kupën e Afrikës

Hakimi ia siguron Marokut 1/8-tën e finales në Kupën e Afrikës

Maroku është skuadra e radhës që ka siguruar një vend në fazën e 1/8-tës së finales së Kupës së Kombeve të Afrikës.

Në ndeshjen e zhvilluar të martën në “Stade Ahmadou Ahidjo” Maroku e ka mposhtur Malavin me rezultat të ngushtë 2-1, madje me përmbysje të rezultatit, transmeton KosovaPress.


Rezultati ndryshoi pas vetëm shtatë minutave lojë kur Malavi kaloi në avantazh me golin e realizuar nga Mhango, por pak sekonda para se të mbyllej pjesa e para En Nesyri riktheu baraspeshën në fushë duke shënuar për 1-1.

Përmbysjen e rezultatit dhe fitoren e madhe të Marokut si dhe kalimin në fazën tjetër e siguroi anësori i Paris-Saint-Germain Achraf Hakimi me golin e tij shumë të bukur të realizuar në minutën e 70’ të ndeshjes.

Lexo edhe

Video