Hakim pritet t’i kryej sot testet mjekësore tek Inter

Hakim pritet t’i kryej sot testet mjekësore tek Inter

Achraf Hakimi pritet sot të zbarkojë në Itali për vizitat e zakonshme mjekësore në Humanitas, që do të pasohen nga testet e fitnesit sportiv.

Në fund futbollisti, pronësinë e të cilit e ka Real Madridit do të shkojë në selinë e Interit për të nënshkruar kontratën pesëvjeçare në bazë të së cilës do të përfitojë pesë milionë euro në sezon.

Klubi zikaltër do të paguajë 40 milionë euro, plus 5 bonuse në arkat e Realit.


Është parashikuar një vizitë e shkurtër për kontratën.

Nuk do të ketë prezantim para tifozëve as takim me shokët e ardhshëm, duke respektuar rregullat e pandemisë.

Një marrëveshje kjo që vë nën urdhrat e Contes lojtarin më të shpejtë të Bundesligës dhe një asistues të jashtëzëkonshëm./KosovaPress/

 

Lexo edhe

error: